75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / AR

Brooklyn “rinovon” premtimet e martesës pa familjen Beckham, tensionet vazhdojnë

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, rinovuan premtimet e martesës më 2 gusht në një ceremoni luksoze në Qarkun Westchester, SHBA. Në ngjarje mungoi dukshëm familja Beckham, përfshirë prindërit David dhe Victoria, si edhe vëllezërit dhe motra e tij, për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes tyre.

Gjatë fjalimit përpara 200 të ftuarve, Brooklyn foli me shumë ndjenja për bashkëshorten dhe për familjen Peltz, duke bërë edhe një homazh për prindërit e Nicola-s, Nelson dhe Claudia Peltz. Sipas një burimi, ai theksoi dashurinë e thellë që ka për gruan dhe familjen e saj, duke i falënderuar për mbështetjen.

Nga ana tjetër, mungesa e familjes së tij në këtë ceremoni ka thelluar ndarjet në familjen Beckham. Brooklyn thuhet se është i dëshpëruar për mënyrën si portretohet gruaja e tij në media dhe për akuzat se ajo e ka izoluar nga familja dhe miqtë.

Në përpjekje për të sqaruar situatën, burime pranë çiftit theksojnë se Brooklyn është i pavarur në vendimet e tij dhe se lidhja me Nicolën është e fortë, pavarësisht përplasjeve familjare që vazhdojnë të ndikojnë në marrëdhëniet e tyre.