75 Mall Live Search
10:19 / E Premte, 30 Qershor 2023 / B O

Brozovic në Arabi, pare si zalli, 90 mijë euro ditën, 63 euro minutën…

Me një kontratë prej njëqind milionë eurosh për tre vjet, Marcelo Brozovic u bë sportisti kroat më i paguar në histori.

Ylli kroat e braktisi Interin e cila skuadër do të përfitoj 23 milionë euro nga shitja e tij, shkruan Indeksonline.

Brozovic do të mbulohet nga milionat në futbollin arab. Tani ai do të fitojë 90,410 euro në ditë, 3767 euro në orë, 62,79 euro në minutë ose 1,05 euro në sekondë.

Basketbollisti kroat, Bojan Bogdanoviq e mbajti për një kohë të gjatë epitetin e sportistit më të paguar kroat./Indeksonline/