16:22 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / Gj. Sh

Brozovic nuk mund të luaj për Al Nassr, shpreson Barcelona

Marcelo Brozovic nuk do të mund të luaj për Al Nassr deri në vitin 2025, pasi klubi arab nuk e bëri transferimin me Interin para hyrjes në fuqi të sanksionit nga FIFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka vendosur që Al Nassr nuk do të mund të bëjë asnjë transferim deri në vitin 2025, pasi nuk I ka paguar borxhet ndaj Leicesterit, shkruan IndeksOnline.

Mundo Deportivo, raporton se për momentin Marcelo Brozovic nuk ka “transferimin” ndërkombëtar nga FIFA që konfirmon statusin e tij si lojtar i ri saudit.

Domethënë, për momentin sulmuesi kroat nuk mund të luajë përkrah Cristiano Ronaldos , edhe pse do të kishte nënshkruar kontratën me klubin më 3 korrik.

Sepse duhet bërë e qartë se nënshkrimi i kontratës është një gjë dhe krejt tjetër është kontrata e transferimit mes klubeve, Inter Milan dhe Al Nassr. Diçka që nuk është bërë deri më sot, atëherë nuk u bë katër ditë më parë kur FIFA e bëri sanksionin efektiv.

Kjo nënkupton se klubi saudit gjendet në një skenar ku ka një lojtar për të cilin ka paguar afër 18 milionë Interit dhe që nuk mund të luajë asnjë minutë. Dhe fillimisht, ata nuk do të mund ta bëjnë këtë deri në janar 2025. E vetmja situatë që mund ta ndryshojë këtë skenar është që Al Nassr të paguajë të gjitha borxhet e papaguara.

Sipas gazetës spanjolle, Al Nassr po shqyrton mundësin e për ta nxjerr në shitje Brozovicin, në menyrë që të kthej prapa paratë që ka paguar për futbollistin kroat.

Skuadra e Barcelonës mund të ketë një shans tjetër për të transferuar Marcelo Brozovic, pasi ai nuk mund të luaj për Al Nassr deri në vitin 2025./IndeksOnline/