75 Mall Live Search
13:45 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / Blerim

Brozovic pasi doli me Covid-19: Gjithmonë pozitiv

Mesfushori i Interit, Marceo Brozivic ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ditën e djeshme.

Futbollisti është kthyer sot me një avion privat në Itali, pasi ishte në detyrë te Kombëtarja e Kroacisë, shkruan IndeksOnline

Pasi testoi pozitiv me koronavirus, Brozovic postoi një fotografi në “Instagramin” e tij zyrtar, ku shkruan: “Gjithmonë pozitiv”.

Brozovic, po ndihet mirë dhe është vetë-izoluar tashmë në shtëpi./IndeksOnline/