Bruce Willis dhe Demi Moore bëhen gjyshër për të parë

Bruce Willis dhe Demi Moore janë bërë gjyshër për herë të parë, pasi vajza e madhe e çiftit solli në jetë një vajzë.
Ramer Willis solli në jetë frytin e dashurisë së saj me partnerin e saj, Derek Richard Thomas dhe e bëri të ditur këtë në “Instagram”, përmes një fotoje që ka postuar me vogëlushen.
“Ti je magji e pastër” ka shkruar ajo ndër të tjera në mbishkrimin e postimit të saj, përmes të cilit ka treguar se foshnja ka lindur më 18 prill.
Emri i vajzës është Louetta Eisley Thomas Willis.
Ramer Willis dhe Derek Richard Thomas konfirmuan lidhjen e tyre në nëntor 2022, dhe një muaj më vonë njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Në dhjetor të 2022-it, Demi Moore postoi një foto të Ramer shtatzënë dhe partnerit të saj dhe shkroi: ” Po hyj në epokën e gjyshes së nxehtë, të çmendur dhe të pabalancuar”.
