75 Mall Live Search
09:50 / E Premte, 21 Mars 2025 / L K

Bruce Willis feston ditëlindjen e 70-të, ish-gruaja Demi Moore ndan foto të veçanta

Bruce Willis festoi të mërkurën ditëlindjen e tij të 70-të. Me këtë rast, aktorja Demi Moore ka ndarë një sërë fotosh private me ish-bashkëshortin, fëmijët dhe mbesën e tyre.

“Urime, BW! Të duam”, ka shkruar Moore në urimin e saj të ditëlindjes.

Së bashku me Moore-n ai ka tri vajza: Rumer (36), Scout (33) dhe Tallulah (30). Në një foto, të katër shihen duke buzëqeshur dhe duke u përqafuar në divan, në një tjetër, ish-çifti është duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Demi Moore dhe Bruce Willis ishin të martuar nga viti 1987 deri në vitin 2000. Pavarësisht divorcit, yjet e Hollivudit mbetën miq.

Meqenëse ish-bashkëshorti i saj duhej t’i jepte fund karrierës së tij në vitin 2022 pasi u diagnostikua me afazi, Moore ka postuar vazhdimisht foto të tyre së bashku dhe ka ndarë fjalë dashurie me të.

Një vit më vonë erdhi diagnoza përfundimtare, demenca frontotemporale./Indeksonline/