23:46 / E Martë, 18 Korrik 2023 / MSH

Bruksel, nesër mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Nesër do të mbahet një tjetër takim në kuadër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi do të zëjë vend në Bruksel, raporton Indeksonline.

Në këtë takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë”, Petar Petkoviç, si dhe emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së për Marrëdhënie me Jashtë, Peter Stano, takimi i nesërm do të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapave të mëtejmë në de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Nesër, Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të presë në takim kryenegociatorët e të dy palëve në dialogun e lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë implementimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit si dhe hapat drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës” ka shkruar Stano në Twitter./Indeksonline/