21:54 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Brukseli pret zbatimin e marrëveshjes për drejtësi

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se të gjitha hapat në integrimin e personelit gjyqësor të serbëve të Kosovës në sistemin gjyqësor të Kosovës kanë përfunduar.

Sipas saj, nesër pritet të hyjë në fuqi marrëveshja mbi drejtësinë pasi për këtë është rënë dakord në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Të dyja palët kanë përmbushur detyrimet e tyre”, ka thënë Kocijançiq në një intervistë për ‘Tanjug’, transmeton lajmi.net.

Komisioni Evropian thotë se informatat më të fundit në dispozicion të Brukselit flasin në favor të faktit se një marrëveshje gjyqësore në Kosovë do të zbatohet brenda afatit të miratuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë konfirmuar në takimin më 31 gusht në Bruksel se marrëveshja për gjyqësorin do të zbatohet plotësisht më 17 tetor 2017.

“Integrimi i tyre do të mundësojë administrimin e drejtësisë në tërë territorin e Kosovës, veçanërisht në Mitrovicë”, ka thënë krehu i diplomacisë së BE-së, Frederica Mogherini në gusht, pas një takimi jozyrtar me presidentët e Serbisë dhe Kosovës.