Bruno Fernandes del kundër Superligës Evropiane: Ëndrrat nuk mund të blihen

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes ka dal publikisht kundër themelimit të Superligës Evropiane.
Fernandes ka shpërndarë një postim në Instastory dhe ka shkruar “Ëndërrat nuk mund të blihen”, transmeton Indeksonline.
Manchester United është njëra nga klubet kryesore që ka ndihmuar në themelimin e kësaj Superlige Evropiane.
Po ashtu presidenti i United është në bordin e Superligës Evropiane. Mbetet të shihet nëse Bruno do të pranoj të luaj në Superligën Evropiane./Indeksonline/
