Bruno Fernandes sqaron zënkën me Lindelof

Manchester United u mposht nga Sevilla në gjysmëfinale të Europa League duke e humbur kështu gjysmëfinalen e tretë këtë sezon.
Pas golit të dytë të shënuar nga spanjollët, pati një zënkë mes lojtarëve të Manchester United, shkruan Indeksonline.
Lindelof dhe Bruno Fernandes u kapën nga kamerat duke u përleshur, ku mbrojtësi madje përdori edhe fjalor të ashpër.
Por kjo është normale në një ndeshje të tillë sipas Bruno Fernandes.
“Është reagim normal kur pranon gol. Nuk ka të bëjë me mua apo Victorin. Ajo që ndodhi mes meje dhe Victorit është normale“.
“Do të ndodhë edhe shumë herë të tjera në futboll. Duhet t’i shohim gabimet e secilit dhe të përmirësohemi”, ka deklaruar Fernandes për BT Sport.
Sevilla në finale e pret fituesin e ndeshjes Inter – Shakhtar Donetsk. /IndeksOnline/