Bruno Fernandez deklarohet pas prezantimit si futbollist i Man Utd

Manchester United ka arritur ta transferoj futbollistin Bruno Fernandes, futbollisti ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me mundësi vazhdimi.
25 vjeçari ka arritur të shënoj 63 gola dhe të bëjë 52 asistime në 137 paraqitjet e tij me skuadrën e Sporting Lisobnës, transmeton IndeksOnline.
Tani pas zyrtarizimit të tij ai ka thënë:
“Dashuria ime ndaj Manchester United filloi me të vërtetë kur kam parë Cristiano Ronaldon dhe qysh atëherë kam qenë një tifoz i madh i këtij klubi të shkëlqyeshëm. Për mua të luaj për Manchester United është ndjenjë e pabesueshme, kam punuar shumë për të arritur deri në këtë moment dhe mund t’u premtoj tifozëve se do të jap gjithçka për simbolin që të na ndihmojë të na sjellë më shumë sukses dhe trofe. Dua të falënderoj Sporting për gjithçka kanë bërë për mua. Një falënderim të madh ndaj Ole dhe të gjithëve te Manchester United për besimin që ata kanë treguar tek unë”, është deklaruar futbollisti.
Për këtë transferim është gëzuar edhe Ole Gunnar Solskajer i cili ka thënë se futbollisti do të jetë një ndihmesë fantastike për klubin e United./Indeksonline/.