Bruno: Fokusi im është vetëm Manchester United
Bruno Fernandes po kalon një kohë rimëkëmbjeje me Manchester Unitedin.
Pas një fillimi të vështirë, që filloi me eliminimin në “Carabao Cup”, Unitedi po fillon të rikthehet dalëngadalë në formë pas fitoreve ndaj Sunderlandit dhe derbit kundër Liverpoolit.
Kapiteni i “Djajve të Kuq”, ishte lidhur me një largim gjatë kësaj vere, me Al-Hilalin që kishte shprehur interesim për portugezin.
Por ai refuzoi milionat e arabëve, duke qëndruar në Angli dhe në një intervistë për “The Athletic”, deklaroi kështu.
“Fokusi im është Manchester United. Agjenti im e di mënyrën time të punës. Nëse ai dëshiron të flasë me mua, do ta bëjë pas Kupës së Botës. Deri atëherë, nuk do të flas me askënd”, u shpreh Fernandes./IndeksOnline/

