Bruqi i Arbërisë për pjesën e parë të sezonit: Shumë kush s’na ka llogaritur fare, por doli e kundërta

Skuadra që befasoj të gjithë në pjesën e parë të sezonit në Superligën e Kosovës pa dyshim ishte KF Arbëria, e cila arriti ta mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e 6-të me 21 pikë.
Pas 18 ndeshjeve, Arbëria ka 6 fitore, 3 barazime dhe 9 humbje. Ky është sezoni i parë i “Stuhisë së Kuqe” në Superligën e Kosovës.

Një nga më meritorët për këtë sukses të Arbërisë është lojtari, Agron Bruqi që ka luajtur në 17 nga 18 ndeshje.
Bruqi në një prononcim për Indeksonline u shprehë se Arbëria i ka dhënë hijeshi kampionatit.

“Po me të vërtet besoi jena hijeshia e këtij kampionati pasi që shumë kush nuk na ka llogaritur fare, por doli e kundërta, pasi që një organizim i jashtëzakonshëm i kryesisë dhe një punë mjaft e mirë edhe e trajnerëve është zbatuar te lojtarët dhe besoi se kena arrit objektivat e klubit, ani edhe pse me pak fat, kishim pas mundësi të kemi edhe 2 ose 3 pikë po megjithatë jemi brenda objektivave”, tha ai fillimisht.
Tutje, Bruqi komentoj performancat e tij dhe tregoj se si e sheh Arbërinë në fund të sezonit.

“Po kam zhvilluar te gjitha ndeshjet përpos ndeshjen me Llapin , besoi e kam dhëne maksimumin çdo ndeshje nuk kam kursyer asgjë nga vetja. Mund të them se jam i lumtur me paraqitjet e mia në këto 17 ndeshje.”
“Besoi që Arbëria do të jetë në fund të sezonës në mes të tabelës do t’i marrim ndeshjet një nga një si gjithmonë dhe besoi në këta futbollist që secili po jep 100% nga vetja”, përfundoj Bruqi.
Sot, Arbëria befasoj të gjithë kur arriti të barazoj me kampionin dhe liderin aktual të Superligës, Drita.
Në 18 ndeshjet e para, Arbëria arriti të mposhtë skuadra si Gjilani, Drenica, Besa, Trepça 89 dhe të barazoj me Prishtinën, Feronikelin dhe Dritën./Indeksonline/
