75 Mall Live Search
12:41 / E Hënë, 15 Mars 2021 / indeksADMonline

BSCK e financuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, implementon projektin për dhurimin e ndihmave me material ushqimore dhe higjienik në kohë pandemie

Business Support Centre Kosovo (BSCK) bartëse e implementimit të projektit “Furnizimi me pako me gjëra elementare ushqimore dhe me pako me gjësende elementare ushqimore dhe higjienike  për personat më të rrezikuar si dhe fushata vetëdijësuese për COVID-19 në komunën e Fushë Kosovës për komunitetin Serbë dhe RAE” të financuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK). Në projekt kan përfituar 200 familje nga komunitet jo shumicë Serb dhe RAE. Komuna e Fushë Kosovës ka qenë partnere në implementimin e projektit.

BSCK e ka vlerësuar se komuniteti RAE dhe Serb në komunën e Fushe Kosovës është rreth 10 % e popullsisë, ndërsa ne komunat e tjera ne regjionin e Prishtinës jetojnë me numër me te vogël. Gjendja Ekonomike e këtyre komuniteteve është e rende. Shifrat e papunësisë te komuniteti RAE dhe Serbë janë veçanërisht të larta, madje edhe krahasuar me standardet e Kosovës. Në komunat e sipërpërmendura, norma e papunësisë te romët sillet ndërmjet 95% dhe 100%. Pjesëtarët e këtij komuniteti zakonisht mbijetojnë me të hollat që dërgohen nga anëtarët e familjes jashtë vendit, punë fizike të herëpashershme ose aktivitet bujqësor në shkallë të vogël; disa syresh janë të punësuar në institucione publike, zyrtare. Kjo normë e lartë e papunësisë i atribuohet pozitës së varfër socio-ekonomike të romëve, mungesës së kualifikimeve, mungesës së informatave mbi mundësitë për punësim dhe diskriminimit institucional. Duke pasur parasysh krizën e krijuar nga Pandemia Covid 19 edhe ato pak të hyra që kanë realizuar tani u janë zvogëluar.  Prandaj ky projekt përmes ofrimit të pakove të domosdoshme ushqimore dhe higjienike do të ndikojë direkt në mbështetjen e këtyre familjeve si dhe zhillimi i fushatës vetëdijësuese dhe dhurimi i manualit anti Covid-19 do të ndihmojë ata direkt në ngritjen e vetëdijes dhe marrjen e informacionit për marrjen e masave për parandalimin e infektimit nga Covid-19.