14:21 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

BSPK-ja e pakënaqur me rritjen e pagave nga Qeveria

Pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave prej 4 për qind ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Përmes një komunikate, BSPK-ja shpreh indinjatë të thellë për jogatishmërinë e Qeverisë për ta gjetur një zgjidhje për rritjen e pagave qoftë edhe në kuadër të buxhetit të parashikuar.

Sipas saj, rritja e pagave prej 4 për qind, pos që është vendim i njëanshëm i Qeverisë, po ashtu është i barabartë me 0.5 për qind të rritjes së pagës së Kryeministrit.

BSPK-ja, është  e habitur, se si edhe për kundër marrëveshjeve të nënshkruar mes saj, Qeverisë dhe Federatave Sindikale me të cilat marrëveshje Qeveria do të bashkëpunoj ngushtë me Sindikatat, me këtë vendim të Qeverisë për ngritje pagash, dëshmoj se kjo Qeveri nuk merr parasysh asnjë propozim të Sindikatave. Për veprimet Sindikale dhe eskalim eventual të situatës, përgjegjësitë do t’i bartë Qeveria, thuhet në këtë komunikatë.