75 Mall Live Search
19:51 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / A. M.

BSPK-ja u dërgon ftesë për dialog pozitës e opozitës

Tash e disa ditë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës [BSPK] është në grevë duke kundërshtuar kështu Qeverinë Kurti për mos realizimin e kërkesave të tyre.

Deri tani nuk ka pasur një dialog mes pushtetit dhe sindikatave, por një i tillë pritet të ndodh nesër. Kështu ka bërë të ditur  kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka bërë të ditur se deri më tani askush nga Qeveria s’ka kontaktuar, por si BSPK , ju kanë dërgaur ftesë të gjitha partive politike për një dialog.

Jo fatkqësisht jo. Madje ne sot nga BSPK-ja në emër të gjithë anëtarëve të mëdha të Federatave pjesëmarrëse e kemi bërë një komunikatë,  kemi bërë edhe një hapë tutje edhe pse jemi në grevë për hirë të dialogut kemi dërguar shkresa te të gjitha partitë politike tek VV, LDK PDK, AAK dhe 6+ me kërkesën që të takohemi me ta dhe jo vetëm me kryetarët e subjekteve, por edhe me shefat e grupeve parlamentare të Parlamentit të Kosovës. Ky verim është me shpresën më të madhe që të takohemi dhe ata do të jenë mbështetës dhe do t’i hapin rrugë dialogut, por po presim. Besoj që nesër mund të kemi ndonjë takim me cilindo nga këta apo me të gjithë”, tha Jasharaj për Periskopin.

Greva, e shpallur nga BSPK-ja, ka nisur më 25 shtator. Një prej kërkesave është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Projektligji për Pagat pritet që pas një jave të jetë në diskutim publik. Më pas të votohet në Qeveri dhe Kuvend, e të hyjë në fuqi 8 muaj pas votimit.