75 Mall Live Search
12:14 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

BSPK me protestë për 1 Maj

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më 1 Maj do të mbajnë një protestë gjithëpopullore.

BSPK u bën thirrje të atyre që përballen me mohim të së drejtës për punë , të dinjitetshme, siguri dhe shëndet në punë, t‘i bashkohen protestës gjatë Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Protesta do të fillojë në orën 11:00 tek Sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt Teatrit Kombëtar, te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.