18:45 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

BSPK nesër në konferencë, për shpalljen e grevës së përgjithshme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nesër mban konferencë për media.

Konferenca për shtyp ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme.

Kështu bëhet e ditur përmes njoftimi dërguar mediave.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për shtyp të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e cila fillon nesër, më 18 gusht 2022, në orën 13:00 dhe mbahet në Zyrat e BSPK-së.

Konferenca për shtyp ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme”./Indeksonline/