10:42 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

BSPK përkrah sindikatën e Telekomit lidhur me pagat

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një komunikate ka përkrahur veprimet e Sindikatës së Telekomit lidhur me paralajmërimin për ulje pagash për punëtorët e kësaj kompanie.

Pas paralajmërimit të krerëve të institucioneve për ulje pagash për punëtorët e Telekomit , BSPK përkrah reagimin e bërë nga Sindikata e Telekomit, e cila kishte kundërshtuar vendimin në lidhje me pagat.

Gjithashtu përmes kësaj komunikate BSPK-ja shpreh përkrahjen për cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo sindikatë konform Ligjit të Organizmin Sindikal në vend, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të punëtorëve.

Temat: