13:13 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

BSPK-ja reagon pas anulimit të Ligjit të pagave: Është i papranueshëm

Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës  ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të pagave,  duke thënë se moslënia e hapësirës për korrigjimin e tij në ato pjesë kontestuese është i papranueshëm.  Sipas tyre ky është mohim së drejtës në përfitim nga puna për mbi 62.000 shërbyes civilë, transmeton IndeksOnline.

“Gjykata Kushtetuese ua ka humbur shpresat punëtorëve të Republikës së Kosovës, të cilët me padurim e kanë pritur zbatimin e këtij ligji. Konsiderojmë së Gjykata Kushtetuese e ka ngacmuar plagën e hapur të punëtorëve dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale!”, thekson reagimi i BSPK-së.

Reagimi i plotë:

R E A G I M

Për Bashkimin e Sindikatave të Pavaruara të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese është i papranueshëm. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62.000 shërbyes civilë.

Gjykata Kushtetuese ua ka humbur shpresat punëtorëve të Republikës së Kosovës, të cilët me padurim e kanë pritur zbatimin e këtij ligji. Konsiderojmë së Gjykata Kushtetuese e ka ngacmuar plagën e hapur të punëtorëve dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale!

Avni Ajdini

Kryetar i BSPK