10:30 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“BTS”-ja anulon katër shfaqje, pas shpërthimit të coronavirusit

Grupi i njohur muzikor “BTS” ka anuluar katër shfaqje në Korenë e Jugut, pas shpërthimit të coronavirusit në vend.

Turneu i tyre “Map of the Soul” ishte planifikuar të nisë në Seoul në muajin prill.

Në një deklaratë, menaxhmenti i grupit “Big Hit Entertainment” tha: “Me keqardhje ju njoftojmë se shfaqjet, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin më 11, 12, 18 dhe 19 prill në OLYMPIC STADIUM, janë anuluar”.

Më tej ata thanë se shpërthimi i koronavirusit (COVID-19) ishte arsyeja e anulimit të këtyre shfaqjeve./Indeksonline/