Bubulino – kanali i parë muzikor, edukativ dhe argëtues i dedikuar me zemër për çdo fëmijë shqiptar, kudo që ndodhet në botë!

Një univers ngjyrash, këngësh, lojërash dhe mësimesh që ndërtojnë kujtime të bukura dhe formojnë brezat e ardhshëm me dashuri, kreativitet dhe gjuhën e ëmbël shqipe.
Dhe kush më mirë se dy figura të dashura mund të jenë fytyra e këtij udhëtimi magjik?
Lidi Delia, nga zemra e Pukës në Shqipëri, dhe Flaka Dervishi, nga zemra e Istogut në Kosovë, do të jenë imazhi i Bubulino – dy zëra të fuqishëm që bashkojnë dy troje në një mision të përbashkët: të sjellin buzëqeshje dhe dije në çdo shtëpi shqiptare.
Nga 4 Prilli, Bubulino nis fluturimin e tij në të gjitha platformat online. Bëhuni gati për një botë ku muzika dhe mësimi ecin dorë për dore!./Indeksonline/