16:50 / E Enjte, 04 Janar 2024 / L K

Buci paralajmëron eliminimin e Santianës javën e ardhshme, nis debat i fortë

Debatet mes Bucit dhe Santianës nuk kanë të ndalur as sot.

Buci ishte i pari që filloi ta ngacmonte atë derisa Santi hante bukë në kuzhinë.

“Unë çikës ia kam ndezë dritën e gjelbër me dalë prej këtuhi, këtë javë del Lindita e javën tjetër le të bëhet vet gati”, tha Buci.

Pas kësaj reagoi ashpër Santiana duke i thënë që mos t’ia përmend emrin.

“Mos u merr me mua, mos flit për mua. Të kam dëgjuar duke ma përmend emrin edhe me banorët e tjerë”, i tha Santiana.