75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Budallallëku i Djokovic, organizoi turne të tenisit në kohë pandemie – u infektuan disa persona

Gjatë ditës së djeshme tenisti i njohur serb, Novak Djokovic lajmëroi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Kjo ndodhi pasi serbi organizoi një turne të tenisit me disa yje të tjera të tenisit të quajtur ‘Adria Tour’, transmeton Indeksonline.

Përveç Djokovicit, të infektuar ishin edhe tenistët tjerë, Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki.

Tenisti i njohur grek, Nick Kyrgios përmes një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur budallallëk këtë organizimi të kolegut serb.

Pas kësaj papërgjigjësie dhe një budallallëku të llojit të vetë, Djokovic dhe tenistët tjerë kanë kërkuar falje.

Tenisti serb kishte kontakt edhe me kryeministrin e Kroacisë, por fatmirësisht  ky i fundit rezultoi negativ në testin e bërë./Indeksonline/