75 Mall Live Search
19:03 / E Premte, 15 Korrik 2022 / Gj. Sh

Buducnost-Llapi, Dënohet skuadra malazeze

Klubi i Buduçnostit është dënuar nga UEFA për organizimin e lojës kundër Llapit, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Konferencës. Gjoba që klubi ka marrë është 20 mijë euro.

Loja e cila u zhvillua më 7 korrik u shoqërua me tensione të larta dhe përfundoi me rezultat 2-0 në favor të vendasve.

Ndërsa loja kthyese e cila u zhvillua mbrëmë përfundoi me rezultat 2-2, me skuadrën malazeze që u kualifikua tutje.

Më poshtë mund të shihni vendimin që ka marrë UEFA kundrejt Budoçnostit.

Vendimet:

– Të gjobisë FK Budućnost Podgorica me 20,000 € dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të FK Budućnost Podgorica gjatë një (1) ndeshjes së ardhshme të garës së UEFA-s në të cilën FK Budućnost Podgorica do të luajë si klub pritës, për sjelljen raciste të mbështetësve të saj.

FK Budućnost Podgorica do t’i komunikojë UEFA-s, përpara ndeshjes, sektorin(et) që do të mbyllen, të cilët do të përfshijnë tribunën veriore dhe do të përbëhen nga të paktën 3,000 vende.

– Të urdhërojë FK Budućnost Podgorica të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të garave të UEFA-s që do të luajë si klubi pritës: të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.

– Të gjobisë FK Budućnost Podgoricë me 10.125 euro për hedhjen e sendeve.

– Të gjobitet FK Budućnost Podgoricë me 5250 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

– Të paralajmërojë FK Budućnost Podgorica për sjellje të pahijshme të ekipit.