75 Mall Live Search
16:12 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / Gj. Sh

Buducnost-Llapi nuk transmetohet në televizionet Shqiptare, Ndeshjen mund ta shikoni në këtë kanal

Skuadra e Llapit sot luan ndeshjen e parë në kualifikimet për Konferencë Ligë, ndaj ekipit malazez Buducnost, duke filluar në ora 20:30.

Por kjo ndeshje nuk do të transmetohet në asnjë kanal televiziv shqiptar, ka njoftuar klubi i Llapit, transmeton Indeksonline.

Por tifozët e Llapit mund ta ndjekin ndeshjen në kanalin malazez, RTCG2.

Njoftimi i plotë i KF Llapit:

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

💪 Luanët tanë sonte zbresin në fushën e blertë dhe nga ora 20:30 do përballen me Budućnost Podgorica.

🖥 Për të gjithë tifozët e interesuar që nuk do mund të jenë prezent në Gradski Stadion Podgorica, ndeshjen do mund ta ndiqni në kanalin RTCG 2 të Malit të Zi pasi kanalet tona sportive nuk do ta transmetojnë ndeshjen.

Përpara djema, krenaria jonë 🤍💙/Indeksonline/