Buffon i afrohet Casillasit, i duhet edhe një sezon tjetër për t’ia thyer rekordin
Ndeshja kundër Manchester United ishte e 50-ta e Gianluigi Buffon që nuk pësoi gol në Ligën e Kampionëve.
Portieri legjandar me këtë shifër e barazoi legjendën e Manchesterit Van der Sar, shkruan Indeksonline.
Megjithatë Buffon duhet të mos pësoj gol edhe shtatë ndeshje për ta barazuar Iker Casillas që gjithashtu është ende në lojë.
Por këtë sezon Buffon maksimalisht ka edhe gjashtë ndeshje për t’i luajtur dhe nëse nuk pensionohet këtë mund ta bëjë vetëm sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/
