12:53 / E Martë, 02 Gusht 2022 / C E

Buffon pranon sfidën e Fabregasit: Të shohim nëse do të më shënosh përsëri!

“I kam shënuar dy gola në karrierë, pse të mos i bëj të tretin”. Kështu është shprehur Cesc Fabregas, gjatë prezantimit me Comon, në Serinë B, për faktin se në këtë kampionat do të ketë mundësi të përballet sërish me Gianluigi Buffon, portierin legjendar italian, që edhe pse është 43 vjeç, vazhdon të luajë si profesionist, në radhët e Parmës.

Ishte një lloj sfide që spanjolli i lëshoi “gardianit” italian, por përgjigjja e ish-it të Juves ishte e menjëhershme nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Do të jetë kënaqësi e madhe të të sfidoj sërish. Mirë se erdhe në Itali, kampion! Të pres krahëhapur.”

Postimi mbyllet me pranimin e sfidës nga italiani.

“Të shohim nëse do të arrish të më shënon përsëri”

Përplasja e parë Buffon-Fabregas është në program më 29 tetor, në stadiumin “Tardini” të Parmës.