17:00 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Bufi e heq maskën, ka diçka për t’ju thënë!

Për shkak të koronavirusit, të gjithë po qëndrojnë në shtëpi e po marrin masa për ta luftuar këtë virus.

Edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu ka marra masat e duhura, ku përmes një fotografie të shpërndarë në profilin e tij në Instagram tregon se është pajisur me maskë.

Por, pas ardhjes së temperaturave pranverore në vendin tonë, Bufi e ka hequr maskën dhe e ka varur në degë të një peme, ku thotë se tani erdhi pranvera.

Bufi pjesën më të madhe po e kalon në shtëpi me familjen e tij./Indeksonline/