“Bufi”: Fatos Beqirajn duhet ta presim shumë mirë, t’i fishkëllejmë vetëm për ta dekoncentruar
Fatos Beqiraj, futbollisti i lindur në Pejë nesër do të zbresë në stadiumin “Fadil Vokrri” por me fanellën e Malit të zi.
Ai gjithmonë është respektuar nga tifozët në Kosovë, e një gjë të tillë pritet të ndodh edhe nesër.
Aktori i njohur, Fatmir Spahiu “Bufi” i ftuar në “Dueli Sportiv” ka thënë se Fatosin duhet ta presim si një lojtar tonin, por edhe ti fishkëllejmë për ta dekoncentruar gjatë lojës.
“Mendoj se Fatos Beqiraj duhet të pritet si futbollist i yni. Ai nuk duhet të fyhet dhe të respektohet shumë, por mund të fishkëllehet gjatë ndeshjes për ta dekoncentruar“, ka thënë Spahiu.
Fatmir Spahiu njihet si një tifoz i madh i Kombëtares së Kosovës. /IndeksOnline/