75 Mall Live Search
09:59 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bufi feston ditëlindjen, thotë se taksa 100% dhe ushtria po tërheqin vëmendjen nga ditëlindja!

Aktori Fatmir Spahiu, i njohur me nofkën Bufi sot feston ditëlindjen.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, duke treguar se ka mbushur 37 vite.

Por, si duket taksa prej 100% vendosur kundrejt produkteve serbe dhe po ashtu themelimi i ushtrisë janë bërë për të tërheq vëmendjen nga ditëlindja e tij.

Të paktën, kështu ka thënë vet aktori i njohur në postimin e tij.

Ndryshe, Bufi është i njohur sidomos për rolin e Orhanit në serialin “Kafeneja jonë”./Indeksonline/