10:08 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bufi ironizon me Zafir Berishën: Bashkëndjej me ty

Zafir Berisha është emëruar në postin e Koordinatorit nacional për siguri kibernetike dhe Koordinator për menaxhim të emergjencave.

Menjëherë pas kësaj Berishës i është hakuar llogaria zyrtare në Facebook, ndërsa lidhur me kanë shpërthyer talljet në rrjetet sociale

Edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu, përmes një statusi ka ironizuar me rastin e Zafir Berishës, duke thënë se ai ia di hallin, ngase e njëjta gjë i kishte ndodhur para pak kohe edhe atij.

“Nuk ia din Zafes kërkush ma shumë se unë! Bashkëndjej me ty Zafir!”, ka shkruar aktori.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë u bë pre e një sulmi kibernetik nga një person i Republikës së Vietnamit./Indeksonline/