75 Mall Live Search
13:21 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Bufi ka një porosi: Rri në shtëpi, mos u bëjë pis me dal pa nevojë

Aktori i mirënjohur Fatmir Spahiu ka dhënë një porosi pas konfirmimit të koronavirusit edhe në vendin tonë.

Aktori i njohur përmes një fotografie ku shihet me maskë në fytyrë ka thënë që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi, dhe të mos dalin pa ndonjë nevojë.

 “Rri kah shpija, mos u bon pis me dal pa nevojë”, ka shkuar Bufi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, sot u konfirmua rasti i 3 me COVID-19 në Kosovë./Indeksonline/