15:00 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

‘Bufi’ me familje në përkrahje të Kosovës, shijon atmosferën para ndeshjes

Sonte në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Angli.

Kjo ndeshje është historike, megjithatë pas eleminimit të Kosovës, për Dardanët kjo ndeshje do të jetë e karakterit prestigjioz, shkruan Indeksonline.

Sheshet në Prishtinë janë të stërmbushura si nga tifozë kosovarë ashtu edhe ata anglezë, e që janë në numër të madh.

Pjesë e tyrë është edhe aktori i mirënjohur, Fatmir Spahiu, i njohur si “Bufi”.

Ai së bashku me gruan dhe dy djemtë kishte dalur për ta shijuar atmosferën që është krijuar në shesh pak orë para fillimit të ndeshjes./Indeksonline/