00:00 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / AR

‘Bufi’ nuk gjen fjalë për të përshkruar dhimbjen pas vdekjes së 46 shqiptarëve në Bullgari

Sot ishte një ditë e rëndë për shqiptarët.

Në aksidentin tragjik në Bullgari mbeten të vdekur 46 shqiptar, shkruan Indeksonline.

Artistët kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale.

Edhe ‘Bufi’ përmes një status u shpreh se kjo është gjendje e rëndë.

‘Sot ishte nje dite e rende. Sikur kur shkon diku per ngushllime, me pa, e rasti eshte shume i rende, e ti mundohesh me gjet naj fjale ngushlluese, e ne fund e kupton qe me se miri eshte me majte kryte te posht, e mos me thane kurgjo’, shkroi ai./Indeksonline/