23:25 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / AR

“Bufi” pas bllokimit të rrjeteve sociale: Gjithmonë kam pas respekt për juve në Twitter!

Rreth orës 17:00 janë bllokuar rrjetet sociale, Facebook, Instagram & Whatsapp.

Kjo ka bërë që fytyrat publike t’i rikthehen Twitter-it, ku kanë shprehur pakënaqësinë lidhur me këtë situatë, shkruan Indeksonline.

Aktori i njohur Fatmir Spahiu përmes një statusi në Twitter ironizoi lidhur me këtë situatë.

Ai u shpreh se gjithmonë ka pasur respekt për përdoruesit e këtij aplikacioni.

“Gjithmone kam pas respekt per juve ne Twitter!”, shkroi ai./Indeksonline/