22:20 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

‘Bufi’ pas humbjes së Zvicrës: Falënderojmë djemtë tanë që përballë serbëve na bën krenar!

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës.

Portugalia fitoi bindshëm ndaj Zvicrës me rezultat 6:1.

Lidhur me këtë, aktori kosovar Fatmir Spahiu, përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ shprehu falënderime ndaj Granit Xhakes dhe Xherdan Shaqirit.

Ai shkroi se djemtë tanë qe përballë serbëve, na bene krenare dhe treguan se shqipja kudo qe luan, mbron dinjitetin dhe krenarinë e vet.

“Dmth miq,Zvicra hupi. Neve po na mbetet me i falemnderu djemt tane qe perballe srb, na bene krenare dhe treguan se shqipja kudo qe luan, mbrone dinjitetin dhe krenarine e vet. Prandaj falemnderit! Ne vazhdim deshira jem eshte Messin dhe Ronaldon me i pa sa ma larg, mundesisht njoni prej ketyre dyve me qu kupen. Naten e mire, se ika me tatë!”, shkroi ai./Indeksonline/