12:43 / E Martë, 19 Shtator 2023 / AR

“Bufi” pas keqtrajtimit të 3-vjeçarit në një kopsht në Fushë Kosovë: Zoti na ndihmoftë

Edhe aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu “Bufi” ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihet duke u rrahur një fëmijë 3-vjeçar në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë.

Ai kërkoi që pranimi në Fakultetin e Edukimit të jetë më i vështirë se në mjekësi, shkruan Indeksonline.

Sa i perket rastit ai shtoi se femija tre vjeçar nuk është i vetmi i lënduar aty, por edhe audienca prej 50 e kusur fëmijëve që tenton të disciplinohet përmes rrahjes së njerit.

“Zoti na ndihmoftë”, shkroi ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

“Miremjes miq,

Sot nis reagimi tre ditor i rastit te tmerrshem ne nje qerdhe ne Fushkosove. Reagimet perfunojne me date 21 reth mesdites.

E kam shkru me heret po e them prap, Fakulteti i Edukimit, pra fabrika e mesueseve, pranimi ne te, duhet te jete me i veshitre se ne mjeksi. Kurse per te gjithe te tjeret, te diplomuar me vagona, testiiiiiiiim ne cdo aspekt. Te miret mbesin, te tjereve ju gjindet vendi, te dhunshmit dhe te paditurit jau gjun nje top dhe vrap neper livadhe.

Per sa i perket rastit, femija tre vjecar nuk eshte i vetmi i lenduar aty, por edhe audienca prej 50 e kusur femijeve qe tenton te disciplinohet permes rrahjes se njerit.

Zoti na ndihmofte 😞”./Indeksonline/