23:11 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Bufi për “challenge” në rrjetet sociale: Qe doni ndonjë sfidë me i zbath çorapet, më shumë s’ka qëllu

Karantinimi në shtëpi për shkak të koronavirusit ka sjellur në trend përsëri “sfidat” në rrjetet sociale.

Teksa shumë njerëz kanë filluar të nominojnë njëri-tjetrin për të publikuar fotografi nga fëmijëria, apo të këndojnë ndonjë këngë e të luajnë kitarë, aktori i njohur i humorit, Fatmir Spahiu ka hall se nuk mund ta realizoj asnjërën, shkruan Indeksonline.

Ai me një status në Facebook me shkak ka shkruar se nuk dinë as të këndojë, e as të luaj në ndonjë instrument, e vetmja gjë sipas tij që dinë të bëjë është të zbathë çorapet.

“I mjeri unë me këto challenga qe po bëhen neper rrjete. As nuk di me knu, as naj instrument me lujt. A per sa i perket pompave (skelkave) as mend nuk e kam! Qe doni naj sfide me i dath çorapet, shlire! Ma shume s’ka qellu!”./Indeksonline/