75 Mall Live Search
21:02 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / H F

Bufi publikon foto nga stadiumi nën reshjet e shiut: Për Kosovën Nanë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pak minuta më parë ka filluar ndeshja e shumëpritur futbollistike mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila ka mbledhur mijëra tifozë në tribuna pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, shkruan IndeksOnline.

Ndër ta, nuk ka munguar as aktori i njohur dhe njëkohësisht tifoz i flaktë i Kombëtares, Fatmir Spahiu, i cili ndeshjen e ka ndjekur nga afër si gjithmonë.

Spahiu ka publikuar një video të shkurtër nga stadiumi, ku shihen qartë reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë vendin, duke treguar atmosferën e veçantë dhe sfidat që po përballin tifozët.

Megjithatë, pavarësisht motit të keq, aktori i njohur nuk ka hezituar të jetë prezent në tribuna, duke treguar mbështetjen e tij të palëkundur për ekipin kombëtar.

Screenshot