10:07 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bufi tallet me “njohjen” e Xhamajkës: Kush të mundet bëjani follow dhe pas 5 minutave unfollow

Dje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka marrë lajmin nga ambasadorja në SHBA-ve, Vlora Çitaku, se Xhamajka ka njohur Pavarësinë e Kosovës, si shtet të pavarur.

Por mëngjesin e sotëm, Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina J Smith ka thënë se Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, shkruan Indeksonline.

Në lidhje më këtë, ka reaguar aktor Fatmir Spahiu, i njohur ndryshe si “Bufi”.

“Kush te mundet follow naj Xhamajkajani dhe pas 5 min unfollow dhe unfriend. Fillojme tash…”, thuhet në reagimin e tij./Indeksonline/