23:02 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Bufi tregon ‘sakrificat’ e izolimit në shtëpi

Aktori i njohur i humorit, Fatmir Spahiu pothuajse çdo ditë përshkruar kohën nëpër të cilën po kalon gjatë kësaj kur të gjithë janë izoluar në shtëpi.

I njohur për sarkazmën e cila e karakterizon, ai secilën situatë e kthen në humor, ashtu siç ka bërë së fundi në një postim të radhës.

Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar ‘sakrificën’ që e bën pasi që lëvizë nga kolltuku për në banjo, e që kjo ndodhë pas 4 orësh.

‘Kur po qohet njeri prej foteles per ne banjo, pas 4 ore… jane 3,4 metra ecje si do autobusa me trap te prisht qe nuk dihet a po shkojne a po vijnë’, ka shkruar aktori./Indeksonline/