Bufit i vidhet faqja e Facebookut, vjen reagimi i aktorit

Aktorit të famshëm kosovar Fatmir Spahiut të njohur si Bufi, i është vjedhur faqja e Facebook-ut.
Faqja zyrtare e aktorit i është vjedhur nga një vietnamez, transmeton IndeksOnline.
Komediani Buffi e që është mjaftë aktiv në rrjetet sociale, ka pasur shumë ndjekës në këtë faqe mbi 70 mijë.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet aktori, duke kërkuar edhe ndihmën e fansave të tij që sa më shumë të bëjnë raport , duke shkruar dhe Fake Name.
Njoftimi i tij:
Pershendetje krejtve,
Ky fb eshte shume i vjeter dhe rasisht i rashe ne fije. Poashtu ka qene deaktiv dhe ashtu do te mbetet.
Siq e dini sot mu ka sulmu llogaria ime ne fb.
Nese mundeni sa ma shume me ja bo keti hajni raport kish me qene shume mire… Me hi me ba Report / Fake Name
Flm shume ?
Ps. Me ndihmen e disa djemve te ri besoj ta kthej llogarine!
Naten ?

