Bugatti Chiron për herë të parë në Kosovë dhe në rajon
Një nga veturat më ekskluzive dhe më të avancuara në botë, Bugatti Chiron, ka mbërritur për herë të parë në Kosovë dhe në rajon, duke u ekspozuar në showroom-in e Auto Alberti, çka shënon një moment të rëndësishëm për tregun automobilistik vendor dhe rajonal.
Kjo ngjarje e vendos Kosovën në vëmendjen e automobilizmit luksoz ndërkombëtar. Bugatti Chiron përfaqëson kulmin e teknologjisë, dizajnit dhe performancës, ndërsa prezenca e saj dëshmon nivelin e ri të zhvillimit të tregut automobilistik.

Veturat e këtij niveli janë të rralla edhe në tregjet më të zhvilluara botërore, ndërsa ekspozimi i tyre për herë të parë në një showroom në Kosovë dhe në rajon konsiderohet një moment i veçantë për industrinë e automobilave. Me këtë rast, Auto Alberti kontribuon në zgjerimin e ofertës së automobilizmit luksoz në vend.

Bugatti Chiron në Kosovë nuk është thjesht një veturë – është një moment historik për automobilizmin në vend dhe në rajon.
Auto Alberti – vendi i veturës tuaj.


