Buja: Energjia po rritet e fitorja po ndjehet çdo ditë e më shumë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka marrë përkrahje të madhe në disa fshatra të Lipjanit.
Sipas Bujës, energjia po rritet e fitorja po ndjehet çdo ditë e më shumë.
Postimi i plotë:
Energjia po rritet, fitorja po ndjehet çdo ditë e më shumë!
Dobraja, Lluga, Gllanica, Torina dhe Poturovci sonte mbështetën fuqishëm tubimin tonë zgjedhor.
Këtë mbështetje do ta kthejmë me punë, me përkushtim dhe me projekte konkrete që ua bëjnë jetën më të mirë!
Sepse qytetarët meritojnë më shumë – dhe vetëm ne ua garantojmë këtë!
Fitorja është e jona, fitorja është e Lipjanit!/Indeksonline/