75 Mall Live Search
21:34 / E Diele, 24 Gusht 2025 / F.R

Buja: Lipjani e dëshmoi sonte se fitorja është e jona

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shukri Buja, është shprehur i bindur për fitoren e partisë së tij në këtë komunë.

Në një tubim me qytetarët, Buja tha se entuziazmi i madh i treguar në shtabet e PDK-së dëshmon gatishmërinë për ndryshim.

“Qyteti i Lipjanit e dëshmoi sonte se fitorja është e jona! Do ta bëjmë Lipjanin një qytet modern, urban dhe të jetueshëm”, u shpreh ai.

Ai theksoi se bashkë me ekipin e tij, Isakun, Egzonën, Bajramin, Adelinen, Albulenën dhe Shyqen, janë të vendosur ta çojnë përpara vizionin e tyre për zhvillim dhe ta shndërrojnë Lipjanin në shembull të mirë të komunave në Kosovë./IndeksOnline/