Buja merr mbështetjen e mësimdhënësve për zgjedhjet e 12 tetorit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit është takuar me mësimdhënës.
Ai ka thënë se mësimdhënësit janë në pritje të kryetarit për shkolla më të mira, arsim cilësor e kushte më të mira pune.
“Mësimdhënësit në pritje të Kryetarit. Për shkolla më të mira, për arsim më cilësor, për kushte më të mira pune për punonjësit e arsimit. Për shkolla, çerdhe dhe kopshte të reja”.
“Për një arsim që është lehtësim dhe jo barrë për familjet, duke mbuluar koston e shujtave ditore, transportit për nxënës dhe bursave për nxënësit e suksesshëm. Prandaj, ejani me ne, me PDK-në dhe programin tim për sektorin e arsimit. Ejani me ne sepse fitorja është e jona”, ka thënë Buja.