75 Mall Live Search
19:55 / E Premte, 15 Gusht 2025 / MSH

Buja premton masa konkrete për familjet dhe gratë e Lipjanit

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, i shoqëruar nga kandidatja për Kuvend Komunal, Adelina Gashi, u takua sot me gratë dhe vajzat e reja të Lipjanit.

Gjatë takimit u bisedua për çështje socio-ekonomike dhe rolin e gruas në shoqërinë tonë, shkruan IndeksOnline.

“Zotohem se në mandatin e ardhshëm do të ndërmarrim masa konkrete për familjet dhe për gratë: rritjen e rolit të tyre në institucione dhe vendimmarrje, aftësimin profesional, punësimin, vetëpunësimin, si dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre” u shpreh Buja.

Ky takim erdhi pas atij të djeshmit në Gllogoc, ku Buja u takua me dhjetëra qytetarë, në shtabin e PDK-së,

“Gllogoci dhe Jeta e Re do të jenë pjesë e një zhvillimi të integruar urban me qytetin e Lipjanit, me investime të rritura dhe projekte konkrete që do të realizohen në mandatin e ardhshëm” u shpreh Buja.