75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / S Z

Buja: Rezultatet e zgjedhjeve meritojnë respekt të plotë, PDK-ja do të vazhdojë të punojë me dinjitet!

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i PDK-së Shukri Buja në zgjedhjet lokale ka fituar 30,50 për qind të votave, duke u renditur subjekti i dytë në Komunën e Lipjanit.

Teksa  ka përfunduar numërimi i votave në këtë komunë, ka reaguar Buja, i cili ka falënderuar qytetarët të cilët i besuan atij dhe ekipit të PDK-së.

“Rezultatet e zgjedhjeve janë shprehje e vullnetit tuaj dhe si të tilla, meritojnë respekt të plotë. PDK-ja, dega në Lipjan do të vazhdojë të punojë me dinjitet, me respekt për çdo qytetar dhe me vullnet të sinqertë për bashkëpunim, gjithmonë në të mirë të komunës sonë. Faleminderit për mbështetjen, për besimin dhe për frymën qytetare që e dëshmuat gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor. PDK-ja do të vazhdojë rrugën për një Lipjan më të bashkuar, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve”, ka thënë Buja.

Postimi i plotë i Bujës:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, dega në Lipjan

Nga zemra, dua t’ju falënderoj secilin prej jush që besuat në mua dhe në ekipin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Faleminderit juve që nuk u ndalët asnjë ditë!

Që ecët me mua derë më derë, që e ngritët flamurin e PDK-së me krenari në çdo cep të komunës, që nuk u lodhët, nuk u lëkundët dhe nuk u trembët.

Ju jeni forca që e mban këtë subjekt gjallë dhe krenar.

Ju jeni njerëzit që nuk e shihni PDK-në vetëm si parti, por si një kauzë, si një ideal dhe si një obligim moral ndaj vendit dhe qytetarëve tanë.

Sot, më shumë se kurrë,

Jam krenar për ju.

Jam krenar që ju kam në krah!

Të nderuar qytetarë të Lipjanit,

Rezultatet e zgjedhjeve janë shprehje e vullnetit tuaj dhe si të tilla, meritojnë respekt të plotë.

PDK – dega në Lipjan do të vazhdojë të punojë me dinjitet, me respekt për çdo qytetar dhe me vullnet të sinqertë për bashkëpunim, gjithmonë në të mirë të komunës sonë.

Faleminderit për mbështetjen, për besimin dhe për frymën qytetare që e dëshmuat gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor.

PDK-ja do të vazhdojë rrugën për një Lipjan më të bashkuar, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve.