Buja takon gratë e Lipjanit: Idetë dhe zëri i tyre janë thelbësore për programin

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim inspirues me vajzat dhe gratat e komunës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre aktive në vendimmarrje dhe në procesin politik.
Ai tha se idetë dhe zëri i grave janë thelbësore për programin dhe ekipin e tij në këto zgjedhje, duke theksuar se ato do të kenë rol të fuqishëm në fuqizimin social e ekonomik të komunës.
“Gratë do të kenë hapësirë të vlerësuar në listën tonë garuese për Kuvendin Komunal, si dhe rol të rëndësishëm në ekzekutivin komunal në mandatin e ardhshëm”, tha Buja.
Në përmbyllje të takimit, ai u shpreh i bindur se “me ne, fitorja është e grave”.